12 Janar 2025

Hague mbështet integrimin evropiane të Kosovës

Londër, 23 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me të arritur në Londër u takua me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, zotëri William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin.

Presidentja Jahjaga tha se marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, hap perspektivën evropiane për të dyja shtetet dhe theksoi se për Kosovën dhe qytetarët e saj është me rëndësi që BE të miratojë fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sekretari i jashtëm britanik, zotëri William Hague e vlerësoi arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se pret zbatimin e saj në praktikë. Zotëri Hague i dha mbështetje procesit të integrimeve evropiane për Kosovën.

Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Londër do të takojë kryetarët e Dhomës së Lartë dhe asaj të Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deputetë të Parlamentit, princin Michael të Kentit, ministren britanike në Ministrinë e Jashtme dhe do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Durham.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)