Haga shpall vendimin ndaj serbëve që bënë krime në Kosovë
Prishtinë, 23 janar - Shkalla e dytë në Gjykatën e Hagës do të shpallë sot vendimin për ish nënkryetarin e Jugosllavisë Nikola Shainoviq dhe gjeneralët Nebojsha Pavkoviç, Vladimir Lazareviç dhe Sreten Lukiç për krime kundër shqiptarëve të Kosovës.
Në gjykimin e shkallës së parë, Shainoviq, Pavkoviç dhe Llukiç ishin dënuar me nga 22 vjet burg kurse Lazareviq me 15. Prokuroria ka kërkuar rritjen e dënimeve.