03 Maj 2025

Gylen ngre padi kundër kryeministrit të Turqisë

Nju Jork, 5 shkurt -  Fethullah Gylen, lider i lëvizjes “Nur”, ka ngritur aktpadi kundër Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Turqisë.

Nurullah Albajrak, avokat mbrojtës i Fethullah Gylen, duke pretenduar se kryeministri i Turqisë gjatë deklaratave të ndryshme ka ofenduar personalitetin e klientit të tij, ka ngritur një aktpadi në një gjykatë të këtij vendi kundër Erdogan. Albajrak për këto ofendime ka kërkuar pagimin e një dëmshpërblimi në vlerë prej 50 mijë dollarë.

Sipas tij, Erdogan gjatë fjalimeve dhe deklaratave të publikuara në mënyrë të hapur nuk ka përmendur emrin e Gylen, por në mënyrë indirekte ka aluduar në personalitetin e Gylen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)