Guterres shpreh shqetësimin për rrezikun e luftës në Gadishullin Korean

New York, 16 dhjetor - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin për rrezikun e ballafaqimit ushtarak në Gadishullin Korean.
Duke folur para Këshillit të Sigurimit, Guterres-i theksoi se çdo veprim ushtarak do të kishte pasoja shkatërruese e të paparashikueshme.
Numri një i OKB-së tha se në vitin 2017, Koreja e Veriut ka zhvilluar veprimtari lidhur me programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike "me një ritëm alarmues dhe të përshpejtuar".
Ai gjithashtu theksoi se diplomacia është rruga e vetme për paqen dhe denuklearizimin e qëndrueshëm të Gadishullit.