Guterres filloi mandatin e kreut të OKB-së
New York, 2 janar - Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres filloi mandatin e kreut të organizatës ndërkombëtare sot, ndërsa mandati i paraardhësit të tij Ban Ki-moon u mbyll në mesnatë.
Zoti Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë dhe ish-Komisioner i Lartë për Refugjatët, u ka thënë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në një fjalim se pyetja se si mund të ndihmohen miliona njerëz të përfshirë në konflikt dhe luftë, rëndon shumë mbi zemrën e tij.
Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të OKB-së që të bëjnë një premtim për Vitin e Ri: Të vendosim që paqja të jetë gjëja më e rëndësishme.
Sekretari i Ri i përgjithshëm ka premtuar që të vendosë ura komunikimi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump ka shprehur shqetësim se Kombet e Bashkuara janë joefikase.