10 Janar 2025

Gulen denoncon urdhër-arrestin

Pensilvania, 6 gusht - Kleriku mysliman me banim në Amerikë, Fethullah Gulen denoncoi urdhër-arrestin që ka nxjerrë Turqia për të, duke e akuzuar se kishte organizuar grushtin e dështuar të shtetit në Turqi muajin e kaluar.

Zoti Gulen tha se urdhri i arrestit nuk ndryshon asgjë në statusin apo pikëpamjet e tij. Në një deklaratë ai tha se e ka dënuar disa herë tentativën për grusht shteti në Turqi.

Qeveria turke tha e kleriku kishte organizuar grushtin e shtetit që u ndërmor nga oficerë renegatë të ushtrisë dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për ta ekstraduar në Turqi. Por Ankaraja nuk ka depozituar një urdhër zyrtar ekstradimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)