Gruevski: Azili në Belgjikë është mashtrim
Madrid, 1 Mars - Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u kërkoi qytetarëve të Kumanovës dhe gjithë vendit, të mos bien pre e mashtrimeve për të ashtuquajturin azil në Belgjikë Qytetarët duhet ta dinë këtë që të mos bien pre e manipulimeve të ndryshme, kur dikush ju thotë që të shkojnë të këtkojnë azil me premtimin se do e fitojnë menjëherë atë, tha Gruevski.
Ai ka shtuar se përkundrazi këta njerëz janë të manipuluar nga dikush dhe ata do të kthehen pa fituar azil. Ju apeloj edhe tjerëve mos bien pre e dizinformatave, tha Gruevski. Deklarime te tilla te kryeministrit vijne ne kohen kur Brukseli ka shprehur zyrtarisht shqetesimin per numrin e madh te qytetareve nga Maqedonia qe jane dyndur ne BE pas liberalizimit te vizave.
Ndërkohë raportohet se është ulur dukshëm numri i shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës që braktisin vendin për të kërkuar azil në vendet Bashkimit Evropian e në veçanti në Belgjikë.
Të dhënat e agjencive turistike bëjnë të ditur sot për në Beligjikë kanë udhëtuar vetëm 12 persona për dallim nga ditët e kaluara kur për në këtë vend niseshin edhe nga 3 autobusë. Në rënien e fluksit të largimeve kanë ndikuar paralajmërimet e shumta të autoriteteve belge dhe atyre vendore, se gjasat që ata të përfitojnë nga azili janë zero.
Ndërkohë, qytetarët nga ky rajon thonë se largimet për në Belgjikë janë bërë për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe fajin për këtë ia hedhin politikanëve, të cilët sipas tyre, asgjë nuk kanë bërë për këtë rajon, që t'i motivojnë banorët të mos braktisin vatrat e tyre.
Nuk është mirë, por njerëzit prej vështirësive të veta patjetër duhet t'ia bëjnë disi se kanë fëmi, ruajnë fëmijë. Më vjen keq edhe prejt partive shqiptare të cilët këto ditë kanë nisur me intervenu, po pak është vonë se është dasht pak më herët partitë me reagu, populli në Komunë të Likovës jeton në mjerim,tregon një qytetar i Kumanovës.
Manipulimet vet shteti është duke i bërë e jo dikush tjetër. Dikush merr 1200 denarë ekzistencë një muaj me kalu. Çdo kush e lyp një kafshatë buke për fëmijën e vet me bo ekzistencë normale. Ky shtet nuk është në rregull, pse bën qendrën e Shkupit me 200 milion euro shtin në atë qendër, kurse popoulli s'ka kafshat buke për të ngrënë., ankohet një qytetar tjetër i Kumanovës.
Unë nuk di këto politikanët tanë çka janë duke bërë, u dasht me herët të merren masat që të ndalin këtë eksodus. Ekonomia katastrofë, sidomos në Komunë të Likovës, 8 vite konflikti ka mbaru, një baski ndokund nuk e ka vendu shteti. Këtu fajet ja lë shtetit, se shteti është dasht të merr masa në fillim e jo për 2014 planifikojnë 300 milion euro, thotë një qytetar i Kumanovës.
Nuk bën hiç për neve çka mbetemi këtu. Këtu mirë jemi, çka po ikin po shkojnë, për çka, po e di se pa punë po nuk bën me lëshu vendin. Po shkojnë, nuk kanë me ngrënë s'kanë çka të bëjnë , me 200 denarë nuk mundet njeri me jetu këtu", ankohet një qytetar tjetër.
Largimet e ditëve të fundit të qytetarëvë të Maqedonisë për në Belgjikë dhe vende tjera kanë alarmuar Brukselin. Komisioni Evropian së shpejti do të debatoj për këtë çështje ndërsa në Shkup më 8 mars do të arrijë kryeministri belg Iv Leterm.