11 Janar 2025

Grubjeshiq: Nuk ka më edhe BE, edhe Kosovë

Beograd, 10 dhejtor - \"Më nuk mund të zhvillohet politika në dy binarë edhe BE-ja edhe Kosova. Tani këta dy binarë janë të ndërlidhur dhe janë bërë një. Kjo do të thotë se se përparimi i Serbisë në procesin e integrimeve evropiane varet direkt dhe kryekëput nga zgjidhja e çështjes së Kosovës\", ka deklaruar zëvendskryeministrja e Serbisë, Suzana Grubjeshiq për gazetën \"Veçernje novosti\".

Zëvendëskryeministrja serbe për integrimet evropiane thekson se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është kusht që Serbia duhet patjetër ta përmbushë nëse dëshiron që sa më shpejt të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

\"Normalizmi nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kjo u është e qartë të gjitha palëve në dialog. Por, normalizim është zbatim i marrëveshjes për vulat, kadastrin , librin amëz dhe diplomat, për të gjitha që në njëfarë mënyre lehtëson jetën e njerëzve në Kosovë.\"

\"Normalizmi është edhe hapje e dialogut politik dhe implementim i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të vendkalimeve. Normalizim është edhe gjetja e zgjidhjes për veriun e Kosovës dhe çështjet pronësore dhe kthimi i serbëve të dëbuar dhe i joshqiptarëve\", ka thenë Grubjeshiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)