11 Janar 2025

Grubjeshiç: Deklaratat "Kosova ose BE" është dilemë e rrejshme

Beograd, 2 janar - Serbia në vitin 2013 fillon bisedimet për anëtarësim në BE, ka deklaruar nënkryetarja e Qeverisë serbe për integrimet evropiane Suzana Grubjeshiç dhe ka theksuar se kushti vendimtar për përparim në këtë rrugë është zgjidhja e çështjes së Kosovës.

“Ky nuk është mendim imi, ky është mendim i të gjithëve që e përcjellin këtë proces. Dy binarët nuk ekzistojnë më. I vetmi dhe më i rëndësishmi kusht për të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim është përparimi në dialog me Prishtinën”, ka thënë Grubjeshiç.

Ajo është e bindur se tashmë ka përparim që u shënua me takimin Daçiç-Thaçi, ndërsa vlerëson se “Kosova ose BE ” është dilemë e rrejshme.

“Njohja e Kosovës nuk vjen në konsiderim, por ajo që duhet të bëhet, është vendosja e një lloj normalizimi me Prishtinën. Kjo jo vetëm që pritet e kërkohet, por është edhe në interesin tonë më të mirë”, ka thënë Grubjeshiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)