02 Maj 2024

Grevë e përgjithshme në Greqi

Athinë, 11 maj - Në shenjë proteste kundër paralajmërimeve të qeverisë për ashpërsimin e programit të kursimeve sindikatat në Greqi bënë thirrje për zhvillimin e një greve të përgjithshme.

Të prekura nga greva janë ndër të tjera komunikacioni ajror dhe rrugor, autoritetet shtetërore dhe shkollat.

Po ashtu edhe gazetarët do të futen 24 orë në grevë. Përveç kësaj, në kryeqytetin Athinë dhe qytete të tjera janë paraparë tubime protestuese.

Sipas njoftimeve në medie Greqia do të pranojë një paketë tjetër ndihmash për të shmangur falimentimin e mundshëm të shtetit.

Për këtë ajo duhet të plotësojë disa kushte edhe më të vështira, njoftojnë mediet greke dhe gazeta gjermane "Handelsblatt".

Komisionieri i BE-së për monedhën e përbashkët Olli Rehn, konfirmoi të martën se po përgatitet një vendim përkatës për këtë çështje. Por është ende herët për të përmendur shifra të sakta, sqaroi Rehn.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)