Grevë e gazetarëve dhe transportuesve publik në Greqi
Athinë, 3 qershor - Mediumet greke dhe të punësuarit në transportin publik në Athinë sot fillojnë grevë 24 orëshe kundër masave për kursim, bënë të ditur sindikatat e atjeshme.
Grevë paralajmëroi edhe sindikata e gazetarëve e cila njoftoi se gjatë ditës së sotme, në Greqi nuk do të ketë program televiziv dhe të radios, ndërsa të premten nuk do të ketë gazeta.