Grevat paralizojnë Slloveninë
Lubljanë, 24 janar - Dhjetëra mijëra punonjës slloven kanë hyrë në grevë duke protestuar kundër politikave shtrënguese ekonomike të qeverisë së Sllovenisë.
Grevat në fjalë kanë filluar në kohën kur qeveria sllovene po ballafaqohet me skandale të korrupsionit financiar.
Unioni i sindikatave tregtare të sektorit publik në Slloveni ka njoftuar se kësaj greve iu kanë bashkuar 100 mijë protestues duke përfshirë punonjës të arsimit të shkollave dhe të universiteteve, punonjës të doganave dhe ata të sektorit të shëndetësisë.
Punonjësit e sektorit publik me anë të kësaj greve kërkojnë zbatimin e reformave dhe ndryshimeve për përmirësimin e gjendjes së tyre, ndërsa qeveri e koalicionit kërkon zvogëlimin e rrogave të punonjësve të këtij sektor për 5%.
Funksionar të këtyre sindikatave gjithashtu kanë kërkuar nga qeveria sllovene që të garanton se nuk do të ketë asnjë zvogëlim të vendeve të punës gjatë vitit 2013 dhe 2014.
Vlen të theksohet se ekonomia e sllovene e cila bazohet kryesisht në eksport, për shkak të krizës ekonomike globale është përballur me recesion të dukshme.