Greva 48-orëshe paralizon Greqinë
Athinë, 19 mars - Greqia është paralizuar përsëri nga një grevë e re 48-orëshe, e dyta brenda një jave, që ka shpallur Konfederata e Nënpunësve të Sektorit Shtetëror ADEDY që kundërshton pushimet e reja nga puna dhe kërkesat e përfaqësuesve të kreditorëve të huaj përsa u përket kushteve në marrëdheniet e punësimit në vend.
Ne greve merr pjese edhe unioni i punonjesve ne spitalet e vendit, te cilet protestojne edhe ata per shkurtimin e vendeve te punes.
Sipas sindikatave greke jane planifikuar marshime proteste ne Athine dhe Selanik ne mesditen e se merkures dhe te se enjtes.
Ne deklaraten e saj Konfederate e nenpuneseve te administrates civile akuzon Qeverine se vazhdon te luaje teatrin e saj te keq te negociatave te rreme me trojken, ndersa i referohet edhe deklarates se Ministrit te Reformave Administrative se deri ne 2015 Greqia duhet te zvogeloje aparatin e saj shteteror duke pushuar nga puna mbi 150.000 nenpunes.