12 Janar 2025

Greqia serish paralizohet nga grevat e punonjësve të sektorit publik

Athinë, 19 shtator - Me grevën e përgjithshme 48 orëshe sot dhe nesër, kulmojnë reagimet e punonjësve të sektorit publik kundër masës së kalimit në dispozicion.

Paradite do të ketë një tubim proteste të sindikatës së sektorit publik (ADEDY), ndërsa më herët do të jetë tubimi i grupimit PAME.

Në protesta do të marrë pjesë edhe konfederata e përgjithshme sindikale (GSEE) , që ka vendosur ndërprerje 4 orëshe të punës, nga ora 11, 00 deri 15, 00. ADEDY, në një konferencë për shtyp, deklaroi se do të vazhdojë dhe përshkallëzojë reagimet, në bashkëpunim me sindikatat e sektorit privat GSEE dhe partnerët socialë.

Në lëvizjet është përfshirë edhe sektori i shëndetësisë, me grevat e mjekëve dhe punonjëve të spitaleve.

Edhe punonjësit e gjykatave marrin pjesë në grevën 48 orëshe, ndërsa edhe avokatët nuk do të punojnë të mërkurën.

Probleme do të ketë edhe në sektorin r trasnportit hekurudhor, për shkak të ndërprerjes 4 orëshe të punës prej 11 00 deri 15 00, që ka shpallur federata sindikale e hekurudhave.

Ndërprerje triorëshe të punës, nga 09 00 deri 12 00 kanë vendosur edhe federatat sindikale të mediave informative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)