Greqia përfshihet sërish nga protestat
Athinë, 23 korrik - Greqia përfshihet nga një valë e re protestash teksa qeveria nisi të hënën zbatimin e programit për transferimin e punonjësve të administratës publike, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti.
Mësuesit e shkollave të mesme dolën në protestë në Athinë për të kundërshtuar skemën.
Sipas planit, rreth 12500 persona do të marrin rrogë të reduktuar për një vit, pa shkuar në punë dhe nëse nuk ka vende të reja për transferimin e tyre, ata do të shkarkohen.
Projekti fillimisht aplikohet për arsimtarët, ndaj sindikata zhvilloi një protestë në Athinë për të kundërshtuar skemën.
Mësohet se edhe mjekët e infermierët po përgatiten për protesta për të shprehur kundërshtimin e tyre mbi këtë projekt.