Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme
Athinë, 17 qershor - Një grevë e përgjithshme 24 orëshe paralizoi dje Greqinë. Mijëra njerëz demonstruan në qendër të Athinës kundër planit të kursimeve që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e krizës së borxheve.
Siç njoftojnë mediat lokale, rreth 10 mijë policë mbajtën të rrethuar godinën e parlamentit dhe rezidencën e kryeministrit e presidentit. Forca policie u angazhuan në rrugën drejt godinës së parlamentit.
Ministrat e qeverisë greke dhe deputetët që shkuan në Parlament për diskutimin e planit të kursimeve, u penguan nga protesta e ashpër e demonstruesve.