22 Dhjetor 2024

Greqia paralizohet nga Greva

Athinë, 11 mars - Policia në Greqi është përleshur me demonstruesit në disa pjesë të Athinës gjatë një proteste masive kundër masave të ashpra ekonomike. Policia përdori gazin lotsjellës kundër grupeve të protestuesve që qëlluan me gurë mbi disa ndërtesa duke shkaktuar dëme.

Greva e qindra mijë punonjësve ka paralizuar transportin dhe shërbimet publike. Hapësira ajrore greke do të jetë e mbyllur për 24 orë, ndërsa anijet kanë mbetur të bllokuara në porte.

Forcat e policisë përdorin gazin lotsjellës kundër protestuesve që qëlluan me gurë në fillim të protestës në Athinë. Kryetari i Federatës së Punëtorëve i ka akuzuar grevistët se duan ta kthejnë Greqinë në një vend për t'u mëshiruar.

Greqia ka një deficit prej 12.7%, katër herë më të lartë se ç'lejohet në eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 % këtë vit dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe duke rritur TVSH-në.

Bashkimi Evropian ka premtuar ta ndihmojë Greqinë, por nuk ka shpallur ende masa konkrete. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)