11 Janar 2025

Greqia njeh Palestinën

Athinë, 22 dhjetor - Parlamenti i Greqisë mori vendim për ta njohur si shtet Palestinën. Në takimin e sotëm me agjendë të veçantë në parlament pranohet me shumicë votash vendimi i propozuar nga kryetari i parlamentit grek, Nikos Vuçis, për njohjen e Palestinës shtet.

Ky vendim i parlamentit ka cilësinë këshilluese ndaj qeverisë greke që ta njohë zyrtarisht Palestinën. Votimin në parlament e kanë ndjekur edhe kryeministri grek Alexis Tsipras bashkë me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, raporton “Anadolu Agency”.

Kryeministri Tsipras, në një deklaratë të bërë ditën e djeshme pas takimit me Abbas, ka theksuar se vendi i tij në një kohë të përshtatshme do ta njohë si shtet Palestinën dhe në shkresat zyrtare, në vend të shprehjes \"Autoriteti Palestinez\", do të përdoret termi \"Palestina\". Shumë parlamente kombëtare brenda Bashkimit Evropian në kohët e fundit kanë marrë vendime këshilluese për njohjen e Palestinës. Ndërsa tetë vende në BE e kanë njohur Palestinën. Vendi i fundit që e ka njohur ka qenë Suedia, ndërkaq vendet e tjera e kanë njohur Palestinën që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)