Greqia në prag të falimentimit, ndërmerr masa të rrepta

Athinë, 23 shtator - Greqia në prag të falimentimit, po ndërmerr përsëri masa të rrepta.
Populli grek që është çuditur me recetat e hidhura që kanë ardhur njëra pas tjetrës, tani është shokuar përpara masave të reja.
Në Greqi do të fillojë një valë e re greve. 30 mijë punonjës publik deri në fund të vitit do të marrin gjysmën e rrogës dhe brenda 1 viti mund të nxirren edhe nga puna.
Rrogat e pensionistëve do të shkurtohen dhe do rriten taksat sipas përqindjeve të të ardhurave dhe taksat do të pasqyrohen edhe në faturat e elektricitetit.
Masat që po rëndohen sa vjen edhe më shumë, u deklaruan pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave që zgjati gjashtë orë e gjysëm.
Bashkimi Evropian për të lënë të lirë këstin e 8 të paketës së ndihmës prej 110 miliardë eurosh, kishte vënë këto masa si parakusht.
Por masat kanë sjellë me vete edhe reagimet në vend. Shtypi grek, i cilëson masat si të pamëshirshme kurse populli derdhet nëpër rrugë.
Në Athinë sektori i transportit ka filluar një grevë 24 orëshe. Në qytet i gjithë transporti publik, autobusët, metrotë, tramvaji, trenat kanë ndalur ndërsa shoferët e taksive nuk kanë dalë në punë.
Për shkak të grevës 3 orëshe të kontrolluesve të trafikut ajror, avionët ose ngrihen me vonesë ose fluturimet anulohen.
Në grevë janë bashkuar edhe një pjesë e mësuesve dhe nëpunësve.
Edhe sindikatat kanë deklaruar kalendarin e grevave, ata kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme në rang vendi në datat 5 dhe 19 tetor.
Me deklaratën e masave që do të merren është siguruar edhe kthimi javën e ardhshme të delegacioneve të kreditorëve, Bashkimit Evropian dhe FMN-së në Athinë.
Nëse delegacionet do të binden, do të lihet i lirë edhe kësti prej 11 miliardë dollarësh. Në thesarin e Greqisë gjendet valutë e mjaftueshme deri në mes të tetorit.