Greqia në 2012 do të përballet me vështerësi të reja
Athinë, 3 janar - Greqia po përgatitet për negociata shumë të vështira me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, për zhbllokimin e një kredie të re premtuar nga zona euro në fund të muajit tetor, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Pantelis Kapsis.
Kapsis e bëri këtë njoftim për mediat greke, me perspektivën e rikthimit të pritshëm më 16 janar të trojkës në Athinë, delegacion që përfaqëson kreditorët e Greqisë (Komisionin dhe Bankën Qendrore Evropiane, Fondin Monetar Ndërkombëtar).
\"Mendoj se këto kohët e fundit ka një përmirësim të lehtë (...) por në realitet problemet janë përpara nesh, do të kemi negociata shumë të vështira me trojkën për marrjen e kredisë\'\', nënvizoi zëdhënësi.