29 Dhjetor 2024

Greqia miraton planin për punëtorët “rezervë”

Athinë, 3 tetor - Kabineti grek miratoi të dielën mbrëma një plan për të shkurtuar, deri në fund të këtij viti, numrin e punëtorëve në sektorin publik deri në 30 mijë.

Përmes një deklarate për shtyp të qeverisë bëhet e ditur se pjesë e agjendës së takimit të kabinetit ishte edhe çështja e draft-buxhetit final për vitin 2012.

Takimi pasoi bisedimet tri-ditore në mes të zyrtarëve grekë dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe atyre të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Këta të fundit i propozuan Athinës zyrtare që të vë në, siç thuhet, “rezervë” një pjesë të shërbyesve civilë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)