Greqia merr presidencën e BE-së më 1 janar

Athinë, 21 dhjetor - Kryeministri grek, Antonis Samaras, është shprehur mjaft entuziast pasi Greqia në 1 janar të vitit 2014 merr presidencën e BE-së.
Sipas Samaras populli grek ka fituar kredibilitetin e humbur dhe kjo arritje falë përpjekjeve të vazhdueshme të qytetarëve.
Duke iu referuar çështjeve që dominuan në samitin e BE-së, kryeministri grek u ndal veçanërisht në sfidat e reja për sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë. Lidhur me këtë të fundit, u vendos që në qershor të 2014-s të zbatohet Strategjia evropiane për detet .
Samaras shprehu kënaqësinë që më në fund politikave detare iu dha një rëndësi në nivel evropian. Presidenca greke fillon me ogure të mira, viti 2014 do të jetë viti i parë i shërimit të ekonomisë greke pas 6 viteve recesion, por edhe një vit më i mirë për BE-në në tërësi, ka deklaruar Samaras.