13 Janar 2025

Greqia merr presidencën e BE-së

Bruksel, 1 janar - Greqia vazhdon të jetë në një krizë të thellë ekonomike. Papunësia është 27% duke shënuar një rekord negativ. Taksat po rriten. Shpenzimet në sektorin publik po bien. Qindra miliarda euro janë ngrirë në borxhe.

Gjenda po përmirësohet shumë ngadalë, një situatë kjo që deputeti grek Konstantinos Karagkounis e konsideron si \"katastrofë humanitare\".

Karagkounis, që i përket partisë konservatore të kryeministrit Antonis Samaras, gjatë një vizite në Berlin tha, se ndonëse treguesit janë në ngjitje, situata e grekëve të zakonshëm është dramatike.

\"Ne duhet t\'i bëjmë ballë kësaj situate të vështirë. Presidenca greke në BE duhet të menaxhojë sfida të mëdha.\" Greqia më 1 janar 2014 merr për gjashtë muaj drejtimin e presidencës së radhës në BE. Qeverisë greke i duhet të drejtojë qindra mbledhje, të organizojë negociata komplekse dhe 13 seanca të Këshillit të Ministrave në Athinë.

Greqia e merr presidencën e radhës të BE-së për herë të pestë. Më parë ajo ishte presidente në vitet 1983, 1988, 1994 dhe 2003. Si thuajse asnjë vend tjetër i BE-së Greqia donte ta përdorte në të kaluarën këtë funksion për një Evropë sociale. Por sukseset e saj ishin modeste.

Në vitin 1988, kryeministri i atëhershëm grek Andreas Papandreu nguli këmbë për një Kartë Sociale Evropiane, por kjo u arrit një vit më vonë nën presidencën franceze. Në vitin 1994 në rend të ditës dolën negociatat mbi zgjerimin e BE-së në pjesën veriore, kurse në vitin 2003 përpjekjet e Athinës për një Evropë sociale u zbehën plotësisht nga kriza në Irak.

.Në krye të përpjekjeve të Greqisë si presidente e radhës 2014 do të jenë sidomos programet për punësimin e të rinjve dhe financimi i tyre. Sylvana Rapti beson se këtë vit Greqia do t\'ia dalë me përpjekjet e saj, sepse thirrjet për një Evropë më sociale po bëhen gjithnjë e më të larta. Eurodeputetja Rapti beson se jo vetëm në Greqi, por edhe në Gjermani, Francë apo Britaninë e Madhe njerëzit ëndërrojnë për një Evropë sociale.

Greqia e ka të qartë se pas reformës së Lisbonës në vitin 2009 shteti që ka presidencën e radhës nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Këtë e tha në një intervistë me revistën ekonomike greke Naftemporiki (29.11.) edhe ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos.

Profesor Ioakeimidis mendon megjithatë se edhe pas Marrëveshjes së Lisbonës, shteti që ka presidencën e radhës ka mundësi që të ndikojë në politikën evropiane si një ndërmjetës i ndershëm dhe pikë lidhëse mes institucioneve të Evropës, Komisionit, Parlamentit dhe qeverive të vendeve anëtare, në mënyrë që këto të bien në qëndrime të përbashkëta.

Greqia nuk do të abuzojë me presidencën e radhës për të zgjidhur problemet e saj, siguron profesori për Politikën Evropiane. Natyrisht që gjatë presidencës do të diskutohet edhe për regullimin e borxheve greke, por kjo nuk ka të bëjë me gjërat e tjera: \"Presidenca e BE-së do të jetë evropiane,dhe jo një presidencë greke,\" shpjegon Ioakeimidis.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)