12 Janar 2025

Greqia me ligj për shkarkimin e shërbyesve civilë

Athinë, 29 prill - Parlamenti grek ka miratuar një legjislacion që lehtëson shkarkimin e punonjësve qeveritarë.

Ligji, që u miratua të dielën, do të lejojë largimin e punës së punonjësve civilë për herë të parë në shekull.

Rreth 2 mijë shërbyes civilë do të pushohen në fund të muajit maj, ndërsa 2 mijë të tjerë në fund të vitit, ndërkaq 11 mijë e 500 në fund të vitit 2014, duke arritur një total prej 15 mijë e 500 personave.

Legjislacioni është i fundit në kuadër të masave të ashpra të kursimit.

Ai është arritur në pajtim me huadhënësit ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian dhe FMN-në, për të zbatuar masat e kursimit si kusht për marrjen e kredive tjera emergjente në vlerë prej 8.8 miliardë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)