18 Maj 2024

Greqia kërkon nga Turqia të blej ishujt e saj

Athinë, 30 nëntor - Fqinja e Turqisë Greqia ka dërguar ftesë për ishujt që ka ndërmend të shesë.

Shoqata më e madhe e afaristëve në Greqi i ka ftuar turqit për privatizimin rreth 50 miliardë euro që do të bëhet në këtë vend.

Greqia e cila është në prag të falimentimit me 350 miliardë euro borxh, ka përveshur mëngët për të shitur gjithçka që ka në dorë.

Në privatizimin që do të bëhet bie në sy se në rend janë edhe 3 mijë e 500 ishuj.

Për privatizimin e vlerës 50 miliardë euro ku përfshihen edhe 29 aeroporte, Federata Greke e Punës (SEV) është shprehur me fjalët: "Ne jemi duke bërë takime edhe me Kinën, por për ne Turqia është e rëndësishme. Tashmë edhe legjislatura është lehtësuar".

Koordinatori i Federatës Greke të Punës, Ioannis Patsiavos, theksoi se në kuadër të vendimit të marrë prej qeverisë, shumë prona publike do të privatizohen nën vlerën që kanë.

Duke vënë në dukje se deri në vitin 2015 do të bëhet një privatizim i vlerës 50 miliardë euro, Patsiavos tha: "Ne kemi bërë negociata për këtë privatizim me Gjermaninë, Suedinë dhe Kinën. Por është edhe Turqia, fqinja jonë më vlera të rëndësishme".

"Pritet të privatizohen 29 aeroporte me në krye Aeroportin e Athinës, banka, një pjesë e 3500 ishujve, portet, objektet e energjisë, rafineritë, hotelet, dhe prona të patundura. Ne dëshirojmë që nga ky rast të përfitojë edhe Turqia. Ndërkohë edhe pengesat e legjislaturës janë eliminuar", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)