15 Janar 2025

Greqia kërkon integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Athinë, 4 qershor - Greqia është e interesuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa gjithashtu edhe për \"dimensionin mesdhetar\" të këtij procesi, që është mjaft e rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, deklaroi zëvendëskryeministri grek dhe ministër i Punëve të Jashtme, Evangelso Venizelos.

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë greke e dha gjatë prezantimit të prioriteteve të kryesimit grek me BE-në në konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë, njofton radio Athina.

Venizelos në Varshavë do të marrë pjesë në ceremoninë solemne me të cilën do të shënohet 25-vjetori i ndryshimeve politike në Poloni dhe në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)