Greqia kërkoi aplikimin e plotë të planit të shpëtimit
Athinë, 22 gusht - Athina kërkoi aplikimin e plotë të planit të shpëtimit për Greqinë, theksoi ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos në një letër dërguar krerëve evropianë pas polemikave të ngritura nga garancitë e kërkuara nga disa vende kontribuese.
Letra iu dërgua dje ministrave të Financave të zonës euro dhe drejtuesit të tyre Jean-Claude Juncker, komisionerit evropian të Çështjeve Ekonomike, Olli Rehn dhe presidentit të Bankës Qendrore Evropiane (BCE) Jean-Claude Trichet, sipas një komunikate të ministrisë greke të Financave, publikuar dje.
\"Qëndrimi themelor i Greqisë është zbatimi i plotë dhe i menjëhershëm i vendimeve të marra në samitin e zonës euro më 21 korrik, të cilat nuk i përkasin vetëm Greqisë, por më gjerësisht, kapacitetit dhe aftësisë së zonës euro për menaxhimin e kësaj faze të krizës ekonomike ndërkombëtare\'\', theksoi Venizelos.
Sipas ministrit, \'\'është e lehtë gjetja e zgjidhjeve teknike, me kusht që kredibiliteti dhe efikasiteti i programit të jenë të prekshme\".
\"Problemi është kryesisht politik dhe duhet të menaxhohet në mënyrë që t\'i përcjellim mesazhe të qarta dhe pozitive tregjeve ndërkombëtare dhe ndërmarrjeve evropiane\'\', shtoi ministri grek.