Greqia ka shpenzuar 1 miliardë euro për blerjen e armëve
Athinë, 8 mars - Edhe pse Greqia ndodhet në një krizë të fortë ekonomike shpenzimet e saj për blerjen e armëve kanë kapur shifrën e 1 miliardë eurosh.
Sipas të dhënave të publikara nga Këshilli Europian, shtetet e BE- së i kanë shitur Greqisë nga viti 2010 e deri tani armë, me vlerë 1 miliardë euro.
Publikimi në portalin EUobserver.com bëhet e ditur se vendi që i ka shitur më shumë armë është Franca, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e avionëve me vlerën e 794 milionë euro.
Gjithashtu kanë shitur pajisje ushtarake Holanda dhe Gjermania, me vlerë 90 milionë euro, si dhe Spanja me vlerë 33 milionë euro.
Në publikimin e titulluar Shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike thuhet se arsyeja e blerjes së armatimeve është përkeqësimi i marrëdhënieve me Turqinë.