Greqia ka përpara një rrugë shumë të vështirë
Athinë, 8 korrik - Kryeministri grek Antonis Samaras tha se Greqia ka përpara një rrugë shumë të vështirë, por shprehu besimin se grekët do t\'ia dalin mbarë duke u bashkuar.
Kryeministri grek theksoi se qeveria e tij synon të mbrojë pozicionin e Greqisë në zonën e euros. \"Qëllimi është që të dalim nga kriza dhe të hapim rrugën për zhvillim.Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, populli grek do tja dalë mbarë nëse është i bashkuar\", deklaroi Samaras.
Samaras tha se do të fillojë menjëherë dialogu për të ndryshuar ligjin mbi shtetësinë dhe tha se \"epoka e tolerancës ndaj krimit ka perënduar\".