22 Dhjetor 2024

Greqia goditet nga një termet prej 5.3 shkallësh

Athinë, 10 janar- Greqia është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një tërmet i fuqishëm 5.3 i shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti është regjistruar në Follorinë në orën 21.43 minuta të mbrëmjes djeshme.

Mediat greke shkruajnë se tërmeti ka pasur epiqendër 3 km ne perëndim të qytetit të Follorinës në një thellësi 14.3 km.

Ai është ndjerë në shumë zona të Greqisë se Veriut, në krahinën e Maqedonisë Perëndimore, Qendrore deri në Selanik, por edhe me tej në jug deri në qytetet e Trikallas dhe Larisës.

Por jo vetëm kaq, pasi tërmetin e fuqishëm e kanë pasuar brenda dhjetë minutave të paktën 5 lëkundje të tjera nga 2.9 deri në 4.1 shkalla Rihter.

Gjithashtu edhe mediat e Maqedonisë se Veriut raportojnë se ky tërmet është ndjerë në shumë zona të fqinjit verior të Greqisë deri në Shkup, madje deri në Bullgari.

Rreth 30 minuta pas tërmetit kryesor, te repartet zjarrfikëse nuk ka pasur thirrje për ndihmë apo raportime për dëme, gjë që konfirmohet edhe nga policia lokale.

Shume banorë të Follorinës të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Sipas dëshmive të para, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të madhe dhe është shoqëruar me zhurmë.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime”, ka deklaruar Gerasimos Houliaras, drejtori i hulumtimeve sizmike te Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës.

Sizmologët presin zhvillimin e aktivitetit sizmik dhe të fenomenit, ndërsa theksojnë se kjo zonë nuk hyn tek ato që goditen rregullisht nga tërmetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)