Greqia goditet nga një tërmet 4,9 shkallë të rihterit
Athinë, 13 nëntor - Lëkundje sizmike të shkallës 4,9 shkallë të rihterit janë shënuar mbrëmë rreth orës 20.00 në Evia të Greqisë.
Tërmeti kishte epiqëndrën 7 kilometra larg zonës Istiea në Evian veriore, rreth 116 km larg Athinës.
Tërmeti që ra në 20.09 të darkës, kishte thellësi 5km. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Greqinë Qëndrore deri në Athinë.
Nuk raportohen dëme dhe as viktima