Greqia goditet nga një tërmet 4.1 ball i shkallës Richter
Athinë, 4 qershor - Tërmet 4.1 ball i shkallës Richter është shënuar sot në orën 5 të mëngjesit në Athinë.
Sipas informacioneve të para që vijnë nga instituti gjeologjik, tërmeti u shënua 27 kilometra nga Athina dhe thellësi 10 kilometra.
Epiqëndra e tërmetit ndodhet 4 km nga zona e Pikermit të Attikës. Ndërkohë që informacionet e para bënin fjalë për tërmet 4,4 richter.