Greqia fajëson Gjermaninë për krizen e borxheve
Athinë, 8 tetore - Në Greqinë e mbytur me borxhe të huaja, reagimet kundër Gjermanisë sa vijnë dhe po rriten.
Një grup protestuesish të cilët mbajnë përgjegjëse Gjermaninë për gjendjen e keqe që ndodhet Greqia, organizuan një protestë përpara ambasadës gjermane në Athinë.
Në demonstratë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është ngjasuar me Hitlerin...
Edhe nëpër pankartat që ata kishin në duar, duke u vënë në dukje se Gjermania ka marrë florinjtë e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore hidhej slogani se në të vërtetë është Gjermania ajo që i ka borxhe Greqisë.
Gjermania është vendi që i bën presion Greqisë për të përshpejtuar reformat e strukturës dhe privatizimet.