14 Maj 2025

Greqia dhe Bullgaria, kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE

Bruksel, 12 dhjetor - Greqia dhe Bullgaria bllokuan Maqedoninë duke mos i dhënë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së nuk përfshinë në konkluzionet e miratuara, caktimin e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë.

Në paragrafin e pestë të konkuzioneve të miratuara, Këshilli i ministrave ka vendosur që vlerësimi dhe vendimi për caktimin e datës për nisjen e negociatave të bëhet gjatë presidencës së ardhshme të BE-së.

Mediat maqedonase raportuan për ndryshimin e paragrafit të pestë të konkluzioneve, pasi sipas tyre ishte parashikuar që data për nisjen e negociatave për anëtarësim të jepej në qershor 2013. Sipas agjencisë shtetërore MIA, këto ndryshime janë bërë nën presionin e Greqisë dhe pjesërisht Bullgarisë.

Megjithatë, në disa nga konkluzionet e miratuara është theksuar se Këshilli përshëndet përparimin e arritur në shumë fusha kyçe politike. Këshilli ka shqyrtuar edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe inkurajon qeverinë që të ecë në fazën e ardhshme të shqyrtimit të realizimit të kësaj marrëveshje.

Sipas konkluzioneve, marrëveshja e Ohrit mbetet element kyç për demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

Çështja e kontestit të emrit është nënvizuar si çështje thelbësore dhe se Këshilli Evropian nënvizon zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nën mbikqyrjen e OKB-së.

Në konkluzionet e miratuara përmenden edhe relacionet me Bullgarinë, ku kërkohet realizimi i aktiviteteve dhe rezultateve konkrete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)