29 Prill 2024

Greqia dënon spekulimet për falimentim

Athinë, 11 shtator - Greqia përgënjeshtroi kategorikisht zërat për një falimentim të vendit gjatë fundjavës të përmendur në \"një artikull anonim\" të agjencisë financiare Bloomberg dhe të përsëritur nga disa media greke, duke dënuar një goditje tjetër spekuluese.

\"Bëhet fjalë për një artikull të papërgjegjshëm që i referohet një \"e-mail-i\" anonim dhe që shtypi grek nuk rresht së ribotuari\", deklaroi zëdhënësi i qeverisë Ilias Mossialos, i pyetur nga televizioni privat Mega.

Mossialos dënoi përsëritjen nga mediat greke të \"një artikulli anonim të agjencisë Bloomberg\" ku flitet për një falimentim të mundshëm të Greqisë gjatë fundjavës.

Ministri grek i Financave Evangjelos Venizelos, i pyetur nga mediat greke, deklaroi në një komunikatë se \"kjo nuk është hera e parë që ka një valë thashethemesh rreth një të ashtuquajturi falimentim të Greqisë\".

\"Bëhet fjalë për një spekulim të organizuar kundër euros dhe zonës euro\", shtoi Venizelos. Ministri përsëriti se \"prioriteti i Greqisë është zbatimi në tërësi i vendimeve të 21 korrikut dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshje të nënshkruara me partnerët e saj\".

Më 21 korrik në Bruksel gjatë një samiti të jashtëzakonshëm, zona euro i kërkoi Greqisë të vazhdojë planin e saj të shëndoshjes së ekonomisë dhe masat e rrepta në këmbim të një plani të dytë ndihme për nxjerrjen e vendit nga kriza e borxhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)