Greqi: Vazhdojnë protestat kundër masave të ashpra ekonomike
Athinë, 23 nëntor - Në Greqi, kanë vazhduar protestat kundër masave të ashpra ekonomike që qeveria po përpiqet të zbatojë, si kusht për marrjen e ndihmës nga Bashkimi Evropian.
Sot zhvilluan një grevë në Athinë punonjësit e trasnportit dhe të energjisë elektrike. Anëtarë të sindikatës së punonjësve të kompanisë energjetike protestuan kundër një takse të re që është shtuar mbi faturat e konsumatorëve të energjisë.
Ndërkohë, punonjësit e metrosë së Athinës dhe sistemit të tramvajit zhvilluan një grevë 4 orëshe, si protestë kundër shkurtimit të vendeve të punës.