Greqi, protesta kundër Bashkimit Europian
Athinë, 9 janar - Me gjithë paralajmërimet dhe masat e marra nga qeveria greke për ndalimin e protestave, shumë grekë janë ngritur në protesta kundër pranisë së autoriteteve evropiane në vendin e tyre.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA nga Athina, në prag të organizimit të ceremonisë për marrjen e kryesisë së BE nga ana e Greqisë, një numër i madh shtetasish grekë janë mbledhur përballë universitetit të Athinës në qendër të qytetit për të protestuar kundër pranisë së autoriteteve evropiane.
Marshimi i protestuesve ishte drejtuar për tek salla e organizimit të ceremonisë për marrjen e kryesisë së radhës të BE nga ana e Greqisë, por kjo formë proteste përfundoi me ndërhyrjen e ashpër të forcave të policisë greke.
Me këtë rast policia greke për shpërndarjen e protestuesve ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, ndërkohë që mësohet se një numër i caktuar protestuesish janë arrestuar dhe u janë dorëzuar organeve të drejtësisë.