Greqi, kriza ekonomike u kthye në krizë politike
Athinë, 4 nëntor - Në Greqi kriza ekonomike u kthye në krizë politike ku përveç opozitës ka edhe zëra te tjerë brenda qeverisë që kërkojnë dorëheqjen e Papandreut, krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Mes këtyre emrave bën pjesë edhe Ministri i Financave, Venizelos.
Këshilli i Ministrave megjithëse më herët e kishte mbështetur vendimin e Papandre-ut për referendum me qëllim sheshimin e mosmarrëveshjeve brenda partisë mori vendim për mbledhje urgjente.
Pas mbledhjes së qeverisë do të mbahet edhe mbledhja e grupit të partisë në kuvend.
Papandreu mundohet të bindë anëtarët e partisë që kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro qeverisë në votëbesimin që do të bëhet ditët e premte në parlament.
Nga ana tjetër disa burime qeveritare bëjnë të ditur se stoku i likuiditeteve do të jetë i mjaftueshëm deri nga mesi i dhjetorit.
Kurse 60% e popullit nuk e shikon me sy të mirë pakët e propozuar për votim popullor.
Në Greqi nuk është vetëm arena politike ajo që karakterizohet nga një dinamizëm kaq i madh, zhvillime ka pasur edhe në ushtri. Me një vendim të marrë në mesnatë u nxorën në pension Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe Komandantët e Forcave. Bëhet e ditur se prapa këtij vendimi qëndron plani për grusht shteti.
Sipas pretendimeve të shtypit grek ushtarakët e shkarkuar nga detyra përgatiteshin të rrëzonin qeverinë dhe informacioni në lidhje me këtë zhvillim kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.