22 Dhjetor 2024

Greqi, 300 protestues “zaptojnë” Ministrinë e Financave

Athinë, 4 mars - Më shumë se 300 demonstrues pushtuan hyrjen e Ministrisë së Financave në Athinë për të treguar kundërshtimin e tyre me masat e qeverisë.

Qeveria greke ka shpallur një numër masash që do të mund të zbusnin defiçitin buxhetor, masa që kundërshtohen nga sindikatat.

Plani i qeverisë për tu përballur me krizën parasheh shkurtimin e fondeve për sektorin publik, përfshi shkurtimin e përfitimeve financiare, që parashihte deri tani ligji si dhe rritjen e taksave mbi alkoolin dhe duhanin.  Pasditen e sotme parashihet një protestë masive e punonjësve.

Kriza, protesta në Greqi kundër uljes së pagave e rritjes së taksave

Megjithëse kryeministri papandreu premtoi se plani i masave të tij do të ndihmojë ekonominë greke në momentet e vështira që po kalon, nismat nuk janë pritur mirë.

Mëngjesin e sotëm një numër i madh qytetarësh kanë nisur protestat e tyre para Ministrisë së Financave në Athinë.

Protesta është frymëzuar politikisht nga Partia komuniste dhe Sindikata PAME.

Qytetarët po protestojnë kundër planeve për shkurtimin e shpenzimeve dhe kursimin e përgjithshëm me anë të uljes së pagave në sektorin public deri në masën 12 për qind.

Po kështu protesta i drejtohet edhe planeve për rritjen e taksave çka ka për qëllim  rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Kryeministri Jorgo Papandreu premtoi dje se plani i tij synon reduktimin e shpenzimeve në 4.8 miliardë euro ndërsa shtoi se ekonomia e vendit është krahasimisht në gjendjen e luftës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)