Greqi, 26 për qind më shumë vetëvrasje nga kriza
Athinë, 22 maj - Shërbimi statistikor Elstat bën të ditur se numri i vetëvrasjeve ka arritur në 417 vetë në vitin 2011 në Greqi me një shtim prej 26 për qind në vit, një rritje plotësisht e lidhur me krizën ekonomike në vend.
Burrat janë më të prekurit dhe paraqesin 82 për qind të vdekjeve nga vetëvrasjet e regjistruara në vitin 2011, por dukuria është në rritje edhe tek gratë, tek të cilat janë regjistruar 84 vdekje, dyfishi i një viti më parë.
Zona e Athinës, ku përqendrohet një e treta e 11 milionë banorëve në vend, është më e goditura me 35 për qind të rasteve, e pasuar nga Maqedonia qendrore (11 për qind) në veri dhe ishulli i Kretës (7,7 për qind) në jug.
Ojq-ja greke Klimaka ka pohuar se këto shifra janë një rekord që prej 50 vjetësh, që kur nisën të maten vetëvrasjet nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.