Grenell pret ricaktimin e shpejtë të takimit midis Kosovës e Serbisë
Washington, 25 qershor - I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e takimit të 27 qershorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për konfirmimin e anulimit të vizitës së tij, pas asaj të presidentit Hashim Thaçi dje.
Ky i fundit anuloi vizitën në Shtëpinë e Bardhë, pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj presidentit dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.
“Faleminderit, kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar Grenell.