12 Janar 2025

Grenada njeh Kosovën

New York, 25 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, sot në Nju Jork u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele dhe me këtë rast pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në shtetet përkatëse, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e falënderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për njohjen që Grenada i bëri Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, theksoi se shtetet e vogla si Grenada e Kosova duhet të aspirojnë të kenë shtete mike sa më shumë.

Me këtë rast Ministri i Jashtëm Steele, theksoi se kemi kënaqësinë që jemi shteti i 102-të që njohim Republikën e Kosovës, mirëpo edhe shteti i radhës që e bën Kosovën të njohur nga shumica e vendeve të CARICOM-it.

Gjatë takimit Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Steele, nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)