23 Dhjetor 2024

Grekja Georgia Kontzamanis vjedh votat e shqiptarëve në New York

New York, 18 korrik - Georgia  Kontzamanis, një emër jo pak i pa njohur njohur ditët e fundit në betejën politike të Asamblesë së New York për Staten Island.  

 Georgia  Kontzamanis është Drejtoresha e KQZ's ne New York e cila ka provuar çdo mundësi brenda dhe jashtë ligjit që Shqiptarëve në Staten Island New York mos tj'u numerohen votat!

Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kepit së bashku me politikanë të tjerë grekë- amerikan kanë bërë të mundur mohimin e numërimit të votave të 370 Shqiptarëve,  e ndërsa politikanë shqiptarë në New York po heshtin.

Georgia, është një aktiviste e Komunitetit Grek ne New York dhe nje nga Drejtueset e Parades Greke në Manhattan ku çdo vit marshojnë me parulla "Vorri Epiri" dhe propoganda te ndryshme.

Një rast që vlen për t'u përmendur është kur Marko Kepi organizoi Paraden për Çamërinë në zemër të New Yorkut , Georgia përdori pushtetin e saj brenda partisë së vetë asaj Republikane që Senatori Golden, t'a pushonte Kepin nga puna, nga zyra dhe ambientet e tij, ku Kepi per nje kohë të gjatë ka qene pjesë e stafit të Senator Marty Golden, por ky I fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëj një veprim që I kërkohej patjetër për heqjen nga puna të Kepit.

Në fushatën për Asamble që Kepi garoj kundra Michael Tannousis ajo drejtoj fushatën e Grekut kundra Kepit dhe bëri cmosin që shqiptarët e sapo rregjistruar per te votuar mos te kishin te drej vote ne "primary" qe i kushtoj Kepit rreth 800 vota.

Ndersa kete vit qe matematikisht Kepi ka fituar, Georgia Kontzamanis ka ndaluar numerimin e 370 votave te shqiptarve dhe KQZ i dha Kepit vetem 7 dit ti kontaktoj 370 shqiptare qe te firmosnin formularin ku ato vertetonin qe kane votuar dhe vota tyre tju numerohet. Për shkak te shkurter kohe dhe shum shqiptar u gjinden në pushime ekipi I Kepit siguroj 330 firma nga 370 qe perseri i siguronin Kepit fitoren me 130 vota plus.  

KQZ e Shtetit te Nju Jorkut dha urdherin qe çdo vot te numerohet me 15 Korrik. Kur filloj numerimi nga 156 zarfa qe u hapen 155 vota ishin te Kepit.

Në ate moment KQZ lokale Staten Island ndaloj numerimin e 175 votave qe kishin mbetur dhe I quajti te “pa vlefshme”.  Sot kundershtari I Kepit eshte 41 vota perpara qe e qon këtë gar sipas ligjit në gjygj dhe në rinumerim te cdo vote nga fillimi.

 E Gjitha kjo loj po bëhet qe te perfitoj  kundershtari demokrat qe Kepi te kete sa me pak kohe te bej fushat në garen gjenerale qe canton fituesin e Keshillit Bashkiak qarku 50.

Rinumerimi i votave fillon me 27 Korrik 2021 dhe seance gjygjesore fillon me 8 Gusht 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)