Grekët duhanpirësit më të mëdhenj në BE
Athinë, 29 maj - Banorët e Greqisë u gjetën në vendin e parë në Bashkimin Evropian, sipas konsumit mesatar të produkteve të duhanit, tregoi hulumtimi i Eurobarometër.
Hulumtimi, i realizuar me rastin e 31 majit dita botërore kundër pirjes së duhanit, ka treguar se madje 42 për qind e grekëve pijnë duhan (47 për qind burra dhe 38 për qind gra).
Mesatarisht në nivel të Bashkimit Evropian si jopirës të duhanit janë prononcuar 29 për qind e të anketuarve (35 për qind e meshkujve dhe 25 për qind e grave).
Vendin e dytë në listën e duhanpirësve më të mëdhenj janë banorët e Bullgarisë me 39 për qind, pas çka vijojnë hungarezët 38 për qind.
Mesatare më të ulët të duhanpirësve është vërejtur në Suedi 16 për qind dhe në Finlandë 21 për qind.