24 Dhjetor 2024

Gratë italiane demonstrojnë kundër Berlusconit

Romë, 14 shkurt - Në Itali, mijëra gra kanë shprehur me demonstrata zemërimin e tyre në lidhje me skandalet seksuale të kryeministrit Silvio Berluskoni.

Në qytetet e mëdha si Roma, Napoli dhe Palermo, gratë këndonin "Italia nuk është bordel" dhe mbanin pankarta, ku i bëhej thirrje Berluskonit të japë dorëheqjen.

Të udhëhequra nga aktoret, politikanet dhe gra të tjera të shquara italiane u mbajtën manifestime në më shumë se 200 qytete të këtij vendi me mbizotërim katolik.

Në këtë mënyrë shtohet presioni i brendshëm politik ndaj kryetarit 74-vjeçar të qeverisë, i cili mund të dalë së shpejti para gjyqit, për akuzën se ka paguar një të mitur për seks.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)