Gordon: Serbia të zgjidhë cështjen e Kosovës
Prishtinë, 16 qershor - Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar se dyert e BE janë të hapura për Serbinë, por kjo e fundit duhet të zgjidhë më parë çështjen me Kosovën.
Në BE, një anëtar i ri nuk mund të ketë marrëdhënie të pazgjidhura ose kufij të papajtueshëm me një shtet të rëndësishëm fqinj, ka pohuar Gordon.
Nga ana tjetër, Gordon, sipas agjencisë serbe RTS, ka nënvizuar se Beogradi duhet të bëjë më shumë edhe përsa i takon bashkëpunimit me gjykatën e Hagës.
Është e vërtetë se me arrestimin e Ratko Mlladic është bërë një hap i madh përpara, por duke qenë se Goran Haxhic është ende i lirë, kjo cështje nuk mund të konsiderohet tërësisht e mbyllur, ka deklaruar Gordon.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ka shtuar më tej se, për SHBA rregullat e anëtarësimit në BE nuk duhet të ndryshojnë, pasi ato aktuale janë mjaft të rrepta dhe vëzhgohen me kujdes nga KE.