11 Janar 2025

Gordon: Kosova, kusht për integrimin e Serbisë

Washington, 29 shtator - Ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon deklaroi se SHBA-ja përkrah gatishmërinë e qeverisë serbe për vazhdim të dialogut me Prishtinën në nivel të lartë politik dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Kosovën janë kyçe për integrimin e Serbisë.

“Zbatimi marrëveshjeve të arritura është ajo që presim nga qeveria serbe, të cilën i bëjmë apel që të punojë me ne dhe me Bashkimin Evropian për sa i përket raporteve me Kosovën, gjë që është kyçe për rrugën e të dy vendeve drejt BE-së”, tha ai.

Ai ka shtuar më tej se është e domosdoshme të tejkalohen dallimet e dukshme sa i përket veriut të Kosovës, duke theksuar se Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Besojmë që qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ato të serbëve në veri, të objekteve kulturore e fetare serbe dhe një nivel të rëndësishëm të vetëqeverisjes së serbëve që jetojnë në Kosovë. Edhe për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE është e domosdoshme që kjo të pranohet”, porositi Gordon qeveritarët serbë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)