09 Janar 2025

Gordon: Kosova dhe Serbia të bisedojnë për veriun

Washington, 7 mars - Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon ka bërë thirrje që Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë të bisedojnë për veriun e Kosovës.

Në një intervistë për Al-Jazeera Balkans zyrtari përgjegjës për Evropën Juglindore ka thënë se serbët e veriut duhet të vendosin për veten e tyre.

“Ka ende shumë punë për të bërë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja. Është e qartë se ende ka shumë dallime për veriun e Kosovës dhe ne i inkurajojmë palët që të flasin për këto."

"SHBA-ja e përkrah fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, por ne besojmë se ka mënyra që t`u lejohet banorëve lokalë, serbëve etnikë të veriut të Kosovës, që në mënyrë legjitime të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, dhe që të drejtojnë vetë punët e tyre”, ka thënë Gordon.

Ai ka thënë se beson që marrja e kandidaturës për në BE do ta ndihmojë Serbinë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, që sipas tij do të ishte gjë e mirë për të dyja palët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)