Gordon do të vizitoj edhe Kosovën

Washington, 6 korrik - Departamenti i shtetit amerikan ka bërë të ditur se ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike, Filip Gordon, prej sot e deri më 12 korrik do të udhëtoj në Francë, Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Qipro.
Në Kosovë, Gordon do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë për ta uruar Kosovën për përfundimin e planifikuar të mbikëqyrjes së pavarësisë këtë shtator dhe për të vazhduar inkurajimin e liderëve të Kosovës për të punuar në integrimet evropiane.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, poashtu, do ta vizitoj edhe pjesën veriore të Kosovës, me çrast do të takohet me zyrtarët e Forcës së Kosovës, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, dhe ata të misionit për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, EULEKS.
Ndihmës sekretari Filip Gordon, gjatë qëndrimit në Beograd, do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e qeverisë së re të përkushtuar për të punuar drejt së ardhmes evropiane të Serbisë, veçanërisht sa i përketë stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me Kosovën, njofton Departamenti amerikan i shtetit.