18 Maj 2024

Gordon bëri thirrje për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

Washington, 16 nëntor - Ndihmësi i sekretarit amerikan, Phillip Gordon, bëri thirrje për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, i bëri thirrje Serbisë të pranojë realitetin e ri të Kosovës, vlerësoi Bosnjën për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, i bëri thirrje Maqedonisë të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit dhe udhëheqësve të Shqipërisë për t’i vënë si pjesë të të kaluarës grindjet e tyre personale.

Ballkani Perëndimor sipas tij është një pjesë vendimtare e Evropës-si në aspektin historik, gjeografik dhe atë kulturor.

"Është e pamundur të flitet për një Evropë që është e tërë, e lirë, demokratike, dhe paqësore pa zgjidhur punët e pambaruara në këtë rajon. Qëllimi i qartë i politikës sonë është integrimi i këtyre vendeve në institucionet euro-atlantike", tha ndihmës sekretari Phillip Gordon gjatë seancës dëgjimore të Dhomës së Punëve të Jashtme të Nën-komitetit për Evropë dhe Euro-Azi.

Ndërsa NATO-s iu deshën tri vjet për të rënë dakord mbi ndërhyrjen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një vit për të vepruar në Kosovë, Aleancës iu deshën vetëm dhjetë ditë për t’u përfshirë në Libi pas miratimit të mandatit të Sigurimit të OKB-së.

"Edhe pse suksesi ynë në Libi në mënyrë të qartë nuk mund t’i fshijë plagët në Ballkan, ajo tregon se mësimet e nxjerra nga tragjeditë e kaluara po ndihmojnë për të krijuar politika më efektive tani", tha Gordon.

Pas përfundimit të suksesshëm në qershor të negociatave gjashtë vjeçare për anëtarësim, pritjet janë që Kroacia të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, gjë që mund të ndodhë në vitin 2013, ka theksuar Ndihmës Sekretari.

Ai citoi Sekretaren amerikane Klinton të ketë thënë se “Kroacia ka dhënë shembull se integrimet Europiane dhe Euro-Atlantik nuk është vetëm një qëllim i denjë- por edhe i arritshëm, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Shtetet e Bashkuara gjithashtu besojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet e shoqërisë duhet të vazhdojnë të adresohen në Podgoricë, theksoi Gordon, i cili gjithashtu komentoi mbi shqetësimet e SHBA-ve në lidhje me Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për bllokimin e gjatë politik në parlament, duke pamundësuar miratimin e ligjeve për reformat e kërkuara nga BE-ja për të arritur statusin e kandidatit”, theksoi, Gordon.

Sipas tij, SHBA i kërkoi opozitës që të jenë të përgjegjshëm dhe bashkëpunues. “Është koha që udhëheqësit politikë t’i kalojnë grindjet personale dhe të bëjnë përparim të dukshëm në agjendën e reformës ose të rrezikojnë ta humbasin rastin më tutje”, tha Gordon.

Lidhur me bisedimet e nisur në mars mes Serbisë dhe Kosovës ai theksoi se “ato qartazi nuk kanë të bëjnë me rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës, i cili tashmë është zgjidhur”.

Ai gjithashtu shtoi se “çështje të rëndësishme mbeten të pazgjidhura dhe zbatimi nga ana e Serbisë ka ngecur “.

“Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e Serbisë të bashkëpunojë plotësisht me KFOR-in dhe EULEX-it edhe për heqjen e menjëhershme të bllokadave të rrugëve edhe për të siguruar kontroll të duhur në kufi” deklaron Gordon duke theksuar se “nuk ka asnjë mënyrë që kufijtë në këtë rajon të ri- modelohen në bazë të vijave të pastra etnike”.

Ai përjashtoi mundësinë për ndarjen e Kosovës dhe përsëriti qëndrimin amerikan se çdo retorikë që bën thirrje për ndarjen e Kosovës dhe vë në pyetje aftësinë e njerëzve të etnive të ndryshme për të jetuar së bashku, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe në kundërshtim me përpjekjet e gjata të një dekade të bashkësisë ndërkombëtare që rajoni të tejkalojë konfliktet brutale të viteve 1990.

Kur është fjala për Kosovën, Ndihmës Sekretari i Byrosë për Evropën dhe Euro Azinë i Departamentit të Shtetit ka pranuar, sipas fjalëve të tij se ka, “përparim të dukshëm në tre vitet e fundit me forcimin e institucioneve të saj politike dhe përmbushje më të madhe të detyrimeve të tij sipas planit të Ahtisaarit”.

Ai ka sugjeruar se Kosova duhet të vazhdojë punën e vështirë të ndërtimit të një shteti të bashkuar dhe forcimit të institucioneve shumë etnike dhe demokratike të saj.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se një pjesë e rëndësishme e këtij procesi përfshin respektin për të drejtat e të gjitha komuniteteve të Kosovës – duke përfshirë edhe serbët e Kosovës – dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore dhe fetare”, tha Gordon. Ai përfundoi se trajtimi i papunësisë, reforma në sektorin e energjisë, krimi dhe korrupsioni, barrierat në biznes dhe investime, administrata e dobët publike dhe reformat gjyqësore janë çështje për të cilat Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet më shumë në të ardhmen.

“Ne besojmë se Kosova duhet të shohë hapa konkretë drejt perspektivës së saj evropiane”, u theksua ndër të tjera sot në seancën e dëgjimit, ndërsa u shfaq shpresa se “Kosova së shpejti do të marrë mbështetjen e Këshillit të Evropës për lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale në formën e një marrëveshjeje të tregtisë, apo edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”.

Në lidhje me Maqedoninë, ndihmës sekretari amerikan ka përmendur mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë dhe theksoi se një mosmarrëveshje e tillë vazhdon të pengojë aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve për pranim në BE. Mungesa e institucioneve të pavarura gjyqësore, persekutimi dhe zbatimi selektiv, si dhe korrupsioni janë disa nga shqetësimet e theksuara në seancën e sotme.

Ai tha se pezullimi i regjistrimit në vend për shkak të një mosmarrëveshje politike rreth asaj se si duhet numëruar qytetarët e të gjitha etnive, nënvizon domosdonë për më shumë punë.

“Shtetet e Bashkuara e kanë inkurajuar qeverinë për ta bërë këtë prioritet duke vazhduar zbatimin e tekstit dhe frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, përfundoi Gordon.

Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë vende në të cilat Gordon poashtu është fokusuar.

“SHBA-të pajtohen me partnerët evropianë se Serbia duhet të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur e shumetnike me kufijtë e saj aktual. Sipas pikëpamjes tonë, nuk është në përputhje me standardet e BE-së që Beogradin të ketë mbajtur dhe financuar nga viti 1999 një forcë të zyrtarëve të sigurisë në Kosovë, në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244", theksoi ai.

"Është gjithashtu, sipas mendimit tonë, në mospërputhje me standardet e BE-së, që Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore e nënshkruar nga Serbia, Beogradin ta ketë penguar eksportin e mallrave nga Kosova në ose përmes Serbisë deri rreth një muaj më parë “, tha Phill Gordon.

Për Bosnjën dhe Hercegovinën, Gordon tha se vendi ka qenë një partner i qëndrueshëm në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, përveç gjërave të tjera, si luftimi i terrorizmit, financimi i OJQ-ve dhe dëbimin e ekstremistëve, të cilët hynin në vend në mënyrë të paligjshme. “Vërehet një rritje e rrezikshme në retorikën nacionaliste”, tha Gordon tha duke shpjeguar se “në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të mbajë hapin me progresin e vendeve në rajon, ajo duhet të jetë në gjendje të funksionojë si një shtet që mund të japë rezultate për të gjithë qytetarët e saj – pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike “.

“SHBA është e angazhuar thellësisht për të ndihmuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në bashkësinë euro-atlantike”, përfundoi Phillip Gordon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)